Rozë

Projekti “Interes” nga Arta Kabashi ka prekur zemrat e publikut

Arta Kabashi

Arta Kabashi ditë më parë është rikthyer me projektin “Interes”.

Artistja ka bërë të ditur se kjo ishte këngë që nuk ka mundur pa e lansuar.

“Kënga prej të cilës nuk kam mundur të heq dorë”, ka shkruar Arta në postimin për publikimin e këngës teksa ka falënderuar edhe bashkëpunëtorët e saj që e mundësuan realizimin e këtij projekti.

Producent të këtij projekti janë Granit Gashi dhe Dardan Osmanollaj, ndërsa për tekstin dhe melodinë është kujdesur Ghulo.

Kjo këngë katër ditë pas lansimit ka arritur sukses të madhe duke numëruar mbi 210 mijë klikime në Youtube.

Siç duket publiku ka pritur lansimin e kësaj këngë./SHQIP.com