Lajme

Profesori britanik: Brukseli – teatër ku viktimizohet Vuçiqi

Profesori universitar britanik nga Westminster University, Aidan Hehir

Profesori universitar britanik nga Westminster University, Aidan Hehir, Brukselin zyrtar e sheh “një ndërmjetësues të dobët” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Të dyja palët janë ftuar për t’u takuar në Bruksel të mërkurën, pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Lexo edhe:
Lista Serbe refuzon propozimin e KFOR-it që reciprociteti për targat të mbetet në fuqi

Por, sipas profesorit britanik, në këtë takim Brukseli do të jetë një teatër ku do të viktimizohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

“Unë pres që delegacioni serb do të përdorë takimin thjesht si një mundësi për ta shprehur teatralisht, zemërimin e tyre ndaj Qeverisë Kurti dhe do të përpiqen ta paraqesin Serbinë si palë e plagosur”, ka deklaruar Hehir për RTV Dukagjinin.

“Aftësia e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar në këtë moment është e papërfillshme. Duke pasur në konsideratë se ata deri më tani kanë pasur mungesë të imagjinatës apo iniciativës, pres që ata të ftojnë palët që të sillen ën mënyrë paqësore dhe të negociojnë”, është shprehur ai.

Hehir ka pohuar se “shkaktar i situatës së tensionuar në veri është Aleksandar Vuçiq”./SHQIP.com