Rozë

Produksioni fton një psikoterapiste pas situatës së rënduar të Fifit javën e kaluar

Fifi

Të premten e kaluar, Fifi menjëherë pas spektaklit është ndjerë keq, pas përkeqësimit të situatës së saj me Granitin, ky i fundit i ka thënë se nuk e sheh ma shumë se shoqe.

Gjendja e saj ishte e rëndë sa që nga banorët është kërkuar që të thirrët një ambulanc.

Përmes një komunikimi zyrtar, Arbana Osmani ka bërë të ditur se pamjet e asaj nate nuk u dhanë në asnjë moment për publikun.

Këngëtarja ka falënderuar Arbanën që i sollën dhe psikologun atë natë për ta qetësuar e të cilët më pas konstatuan se Fifi mund të vazhdojë lojën.

Theksojmë se sonte në spektakël, pikërisht për këtë gjë, produksioni kanë ftuar edhe një psiko-terapiste.

Tashmë situata është përkeqësua edhe për Semin, e cila gjatë diskutimit me Arbanën ka përjetuar sulm panik.

Arbana menjëherë ka ndërprerë lidhjen me banorët derisa ka thënë se do të lidhen pas pak, pasi Semi të qetësohet./SHQIP.com