Teknologji

Prodhuesi italian nxjerr në treg ‘bubën’ e parë elektrike (Foto)

Kompania italiane e prodhimit të veturave, Fiat ka prezantuar modelin e parë të veturës elektrike.

Vetura e emërtuar Abarth500e, do t’u bashkohet gamës së veturave elektrike që kanë nisur të zgjerohen në Itali.

Deri më tani janë vetëm tri kompani italiane që prodhojnë makina elektrike me performancë të mirë: Pininfarina, Aehra dhe Abarth, dhe nga këto, vetëm dy janë aktualisht në dispozicion për t’u blerë.

Pininfarina tashmë ka shitur 150 njësitë e saj Battista, gjë që e bën Abarth 500e të vetmen makinë italiane të performancës elektrike.

Abarth bazohet në modelin Fiat 500e, por me disa ndryshime në pamjen e jashtme.

Kjo veturë vjen me disa modele, Scorpion Track që di të ketë 155 kuaj fuqi dhe një bateri prej 42 kWh, kurse modeli Turismo do të vjen me motorin me fuqi më të vogël apo 136 HP. Modeli i tretë quhet Scorpion Street dhe rrit performancën, si dhe frenimin.

Bateria e Abarth 500e, parashihet të mbushet 80% për 35 minuta dhe mund të lëvizet në rreth 312 kilometra.

/Shqip.com