Art Jetese

Problemet shëndetësore që ju vijnë vetëm nga stresi

Ne të gjithë i njohim simptomat e zakonshme të stresit, si dhimbja e qafës dhe e shpinës, siklet në shpatulla dhe spazma në muskuj por trupi ka edhe mënyra të tjera për t’ju thënë se jeni të stresuar.

Zhurmë apo gumëzhimë te veshët. E njohur edhe si tringëllima e veshëve, kjo zhurmë ju tregon se jeni shumë të stresuar. Këto tinguj mund të jenë me ndërprerje ose konstante dhe mund të ndryshojnë për nga ana e zhurmës.

Harresë, keni probleme për të kujtuar një informacion të caktuar, stresi mund të jetë fajtori. Një artikull mbi ndikimin e stresit në trup zbuloi se stresi ndikon në sistemin nervor të njeriut në disa mënyra dhe mund të shkaktojë ndryshime në pjesë të ndryshme të trurit.

Humbje peshe. Ju mund të njihni shtimin në peshë si pasojë e ngrënies nga stresi, por humbja e shpejtë e peshës pa mbajtur dietë është gjithashtu një shenjë që tregon se mund të jeni nën një stres shumë të madh, shkruan Living.

Sulme të pashpjegueshme ankthi. Nëse keni papritur teshtima të njëpasnjëshme apo dhimbje të menjëhershme në gjoks dijeni se stresi mund të shkaktojë sulme ankthi të pashpjegueshme. Sipas një studimi, ankthi mund të konsiderohet sëmundje që prek mendjen dhe trupin.

Kërcitja e dhëmbëve është e njohur si e përhapur më shumë tek meshkujt sesa tek femrat, veçanërisht tek studentët e universitetit. Kërcitjet e dhëmbëve mund të jenë gjithashtu të lidhura me rrethanat e tensionuara dhe të pakënaqura.