Rozë

Probleme me vizë, Mozzik detyrohet të anulojë koncertet në Amerikë

Mozzik

Reperi i njohur kosovar Mozzik, ka njoftuar se ka anuluar turneun muzikor që kishte planifikuar ta mbante në Amerikë.

Këtë ai tha përmes një postimi në Instagram, ku tregoj se arsyeja e anulimit të turneut është  mospajisja me kohë me vizë pune amerikane.

“I njoftoj të gjithë fansat që jetojnë në Amerikë, që unë nuk do të jem prezent në asnjërin koncert që është paraparë. Arsyeja është që nuk patëm fatin dhe kohën të pajisemi me vizë pune ashtu siç thonë rregullat amerikane”, ka shkruar ai.

/Shqip.com