Sport Shqiptar

Prizreni 16 triumfon ndaj Teutës

Prizreni 16

Nuk ishin favorit në letër, por në parket dolën fitues.

Prizreni 16 ka triumfuar ndaj Teutës së Durrësit, me rezultat 107-97.

Përkundër disfatës ishin mysafirët që e nisën takimin më mirë.

Madje, pas përfundimit të çerekut të parë, semafori tregonte 23-33.

Por, këtë epërsi nuk arritën që ta ruajnë deri në fund. Prizrenasit ishin më kërkues dhe në fund arritën që të arkëtojnë pikët e plota.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, ambiente të brendshme dhe teksti
Prizreni 16

Për vendasit kjo ishte fitorja e katërt në këtë sezonë.

Ndërsa, kanë pësuar edhe dy humbje.

Paraqitja e sontme ishte edhe një tregues që janë një nga skuadrat favorite për të dalë fituese në këtë sezonë të Ligës Unike.

Në anën tjetër, Teuta ka tri fitore dhe po aq humbje. /Shqip.com