Prizrenasi cak i hajnave, ia vodhën paratë në qendrën e skijimit në Brezovicë
Publikuar:
(21.02.2022 09:42:57)

Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se në qendrën e skijimit në Brezovicë, i janë vjedhur disa të holla në veturën e tij.
Sipas denoncuesit vetura kishte qenë në parking.
“Pasi që ishte kthyer në shtëpinë e tij në Prizren, kishte vërejtur se ia kanë vjedhur paratë. Sipas ankuesit , në veturë nuk vërehen shenja dëmtimi si dhe është i sigurt se veturën e kishte mbyllur me çelës”, thuhet në njoftim.

Ngjarja kishte ndodhur të dielën më 20 shkurt.
Ndërsa rasti është nën hetime./Shqip.com