Prizren: Policia gjen mbi dy kilogramë marihuanë në shtëpinë e një personi
Publikuar:
(15.01.2022 10:01:00)

Mbi 2 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë është gjetur gjatë bastisjes në shtëpinë e një personi në Prizren.
Rasti ka ndodhur të premten e 14 janarit, në rrugën “Besim Shala”.
Shtëpia e të dyshuarit, siç njofton policia, është kontrolluar bazuar në një urdhëresë të lëshuar nga gjykata.
“Bazuar në urdhëresën e lëshuar nga gjykata, njësitë policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 2814.25 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është hapur si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”./SHQIP.com