Prizren: Ndalohet një person pasi e goditi me veturë një këmbësor

Një person është ndaluar, pasi dyshohet se e ka goditur një person në Prizren.
Ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën “Ekrem Rexha”, ka njoftuar Policia.
Viktimës i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Ai po ectë nëpër vendkalimin për këmbësorë, raporton shqip.com.
“Drejtuesi i automjetit fillimisht ishte ndalur në vendin e aksidentit, por më pas duke mos i ofruar ndihmë viktimës ishte larguar nga vendi i aksidentit dhe ishte i panjohur deri në momentin që policia kishte bërë hetime në lidhje më këtë aksident. Viktima kishte shkuar në emergjencën rajonale në Prizren, pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi”.
“Zyrtar profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të njëjtit e ndaluan të dyshimtin A.B i lindur në vitin 2002, e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime të rënda dhe ikje nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt”. /SHQIP.COM