Lajme

Pritjet të gjata te pika kufitare Dheu i Bardhë

Kolona të gjata në pikën kufitare Dheu i Bardhë

Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata nëpër pikat kufitare të Kosovës, njofton Shqip.com.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e fundit të Qendrës Ndërkombëtare për Menaxhimin e Kufirit, pritjet për hyrje në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë deri në 50 minuta, ndërsa për dalje afër 10 minuta.

Ndërkohë pritjet në Merdarë janë afro 30 minuta në hyrje e po ashtu njëjtë edhe në dalje.

Në Jarinjë pritjet në hyrje janë 20-30 minuta, ndërsa në dalje 5-10 minuta, ndërsa në Han të Elezit nga 10 deri në 15 minuta në hyrje dhe 5-10 minuta në dalje.

Pritje të gjata kishte edhe përgjatë ditës së djeshme, ku vetëm hyrje-daljet në Merdarë vononin rreth 120 minuta. /Shqip.com