Pritje të gjata mbi 4 orë në Merdarë
Publikuar:
(25.08.2022 09:17:39)

Pritjet e gjata gjatë daljes nga Kosova, në Merdarë vazhdojnë edhe sot.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikë kufitare pritjet janë deri në katër orë e 20 minuta.

Ndërsa, kolona e veturave gjatë daljes është në 1.800 metra.
Pritje vazhdon të ketë edhe tek Dheu i Bardhë, 1 orë e 10 minuta, në Mutivodë 1 orë, në Jarinjë dhe Muçibabë janë 10 deri në 15 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet gjatë hyrjes dhe daljes janë nga tre deri në dhjetë minuta./SHQIP.com