Prishtinë, arrestohet një person pasi rrahu nënën e tij
Publikuar:
(18.05.2023 09:25:30)

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 17.05.2023 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
/Shqip.com