“Prishtinë 2002”, me premierë në Londër
Publikuar:
(20.12.2022 17:36:27)

Filmi kosovar i metrazhit të shkurtër “Prishtinë 2002”, do të shfaqë premierën britanike në Londër.
Në kuadër të festivalit të filmit në Londër, “Prishtinë 2002”, me regji të Trëndelinë Halili, shkon në Londër, pas premierës në festivalin e filmit të shkurtër Clermont-Ferrand në Francë.

Përgjatë festivalit i planifikuar të mbahet në janar të vitit të ardhshëm, “Prishtinë 2002” do të shfaqet në kuadër të programit “Coming-of-age”, një program ndërkombëtar i filmave të shkurtër, dedikuar rrëfimeve të cilat trajtojnë rritjen e parakohshme të fëmijëve.
“Prishtinë 2002” flet për historinë e një adoleshenteje, e cila priret të transformojë vetveten, për t’i bërë përshtypje shoqes së saj të ngushtë.
/Shqip.com