Sport Shqiptar

Prishtina vazhdon me përforcime, transferon brazilianin, Santos

Skuadra nga kryeqyteti, Prishtina, ka zyrtarizuar një tjetër lojtarë për të përforcuar skuadrën.

Bëhet fjala për sulmuesin nga Brazili, Marclei Cesar Chaves Santos., i cili me Prishtinën ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

“Futbollisti i radhës që ka nënshkruar kontratë me FC Prishtinën është sulmuesi nga Brazili, Marclei Cesar Chaves Santos. Ky i fundit tashmë është bashkuar me skuadrën kryeqytetase duke nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër”, thuhet në njoftim.

Santos ka përvojë në futbollin e Kosovës. 

33-vjeçari ishte pjesë e Ulpianës edicionin e kaluar ku në 20 paraqitje kishte shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Santos ka luajtur në Kosovë edhe për Arbërinë e Dobrajës dhe Feronikelin.

Pas largimeve të shumta Prishtina në 24 orët e fundit kanë transferuar katër lojtar, duke përfshirë edhe Santos./Shqip.com