Sport Shqiptar

Prishtina triumfon ndaj Vëllaznimit

Sigal Prishtina

Pikët e plota kanë mbetur në kryeqytet.

KB Prishtina ka triumfuar ndaj Vëllaznimit – me rezultta 99-81.

Në këtë ndeshje që u zhvillua në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll – vendasit ishin më kërkues në parket dhe në fund e arritën qëllimin.

Mysafirët e nisën takimin më mirë – dhe po triumfoinin pas çerekut të parë – me rezultat 24:26.

Por, dallimi u bë në çerekun e dytë – ku kryqytetasit ishin superiorë – dhe e mbyllën me shifrat 38:14.

Deri në fund – kuqezinjët u orvatën me të gjitha forcat, por nuk e shmangën dot humbjen.

Për Prishtinën – kjo ishte fitorja e dytë – në tri ndeshje të zhvilluara, teksa Vëllaznimi numëron dy humbje dhe një fitore./Shqip.com