Prishtina tregon forcën edhe ndaj norvegjezëve, arrinë fitore të rëndësishme përball Bodo/Glimt

Prishtina ka arritur fitore me rezultat 2-1 në përballje me skuadrën norvegjeze, Bodo/Glimt, shkruan Shqip.com.
Pjesa e dytë u karakterizua me raste më të shumta nga mysafirët, por nuk kishin sukses përball mbrojtjes së prishtinasve.
Në minutën e 82-të, bardhekaltrit arritën të përmbysin rezultatin pasi Marius Lode shënoi autogol.
Në tentim për ta rikthyer topin me kokë te portieri, ajo shënoi autogol për t’i dhënë epërsinë vendasve.
Deri në fund të ndeshjes, Prishtina u mbrojtë mirë dhe kështu as shifrat nuk arritën të ndryshohen.
Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të zhvillohet javën tjetër në Norvegji.
Kalon në epërsi Prishtina
Prishtina ka arritur të përmbys rezultatin kundër Bodo/Glimt
Prishtinasit arritën të kalojnë në epërsi pas autogolit të Marius Lode në minutën e 82-të.
Fillon pjesa e dytë e ndeshjes
Përfundon pjesa e parë mes Prishtinës dhe Bodo/Glimt
Ka përfunduar pjesa e parë mes Prishtinës dhe Bodo/Glimt me rezultat 1-1.
Të parët që kaluan në epërsi ishin norvegjezët që shënuan në minutën e 11-të përmes Patrick Berg.
Kurse golin e barazimit për prishtinasit e gjeti Otto John në minutën e 44-të.
Barazon rezultatin Prishtina
Prishtina ka arritur ta barazoj rezultatin kundër Bodo/Glimt
Golin e shënoi Otto John në minutën e 44-të të ndeshjes.
Bodo/Glimt kalon në epërsi ndaj Prishtinës
Bodo/Glimt ka arritur të kaloi në epërsi ndaj Prishtinës.
Goli u shënua nga Patrick Berg në minutën e 11-të të ndeshjes.
Fillon ndeshja mes Prishtinës dhe Bodo/Glimt./Shqip.com