Prishtina transferon amerikanin, Da’Quan Cook
Publikuar:
(18.02.2022 18:01:50)

Sigal Prishtina ka arritur të nënshkruaj me basketbollistin amerikan, Da’Quan Cook.
Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra nga kryeqyteti përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“Qendra amerikane 🇺🇸, 206cm do të jetë forcë shtesë nën koshin kryeqytetas me një përvojë të madhe në Evropë, Amerikë, Afrikë dhe Azi”, ka shkruar KB Prishtina.
34 vjeçari ka qenë pjesë e skuadrave nga Franca, Kanadaja, Bullgaria, Kazakistani, Kina, Katari dhe së fundmi në Arabi Saudite.
Me skuadrën Al-Khor ka pasur një mesatare prej 17.2 pikëve, 7.7 kërcimeve.
Paraqitje të mira ka pasur edhe në Kanada, ku për 36 ndeshje me Niagara River Lions arriti mesatare prej 13.2 pikëve dhe 6.8 kërcimeve./Shqip.com