Sport Shqiptar

Prishtina siguron shërbimet e Bujar Pllanës

FC Prishtina

Pas shumë largimeve, FC Prishtina ka bërë një “goditje” në merkaton e janarit.

Skuadra nga kryeqyteti ka zyrtarizuar transferimin e Bujar Pllanës.

Pllana – që është vetëm 20 vjeçar konsiderohet si një futbollist me potencial të madh – teksa paraprakisht ka qenë pjesë e Feronikelit.

“FC Prishtina njofton opinionin se mbrojtësi Bujar Pllana u është bashkuar zyrtarisht kampionëve në fuqi të Kosovës, duke nënshkruar kontratë me kryeqytetasit.

Pllana është 20-vjeçar dhe luan në qendër të mbrojtjes, si dhe mbrojtës i djathtë” ka shkruar ndër të tjera faqja zyrtare e Prishtinës.

Kampionët e Kosovës – nuk po kalojnë një sezon aspak të mirë.

Pas 18-të ndeshjeve të zhvilluara, Prishtina gjendet në vendin e pestë, me 24 pikë të grumbulluara.

Nëntë më pak se Gjilani që është lider. Deri më tani, kjo skuadër ka arkëtuar vetëm gjashtë fitore, teksa ka gjashtë barazime dhe po aq humbje.

Momentalisht,ekipi i Prishtinës gjendet Turqi – ku po e kryejnë fazën përgaditore para nisjes së pjesës të mbetur të kampionatit. /Shqip.com