Sport Shqiptar

Prishtina rikthehet te fitorja, me triumf të thellë përballë Malishevës

Pas një barazimi dhe një humbje Prishtina ka arritur të rikthehet te fitorja, me një triumf përballë Malishevës.

Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 4:2, në të mirë të vendasve.

Skuadra nga kryeqyteti e hapi llogarinë, qysh në minutën e parë, me një gol të Mendurim Hotit.

Kreshnik Uka u përkujdes për 2:0, derisa Endrit Krasniqi thelloi rezultatin në minutën e 35-të.

Malisheva arriti të ngushtojë pakë epërsinë, me golin e shënuar nga Alban Shillova, në minutën e 39-të.

Para përfundimit të pjesës së parë, Prishtina morri edhe golin e katërt, për të cilin u përkujdes Kushtrim Gashi.

Malisheva arriti që edhe një herë të ngushtojë epërsinë, por pa pasur ndikim në rezultat.

Golin e dytë për mysafirët e shënoi Fiton Hajdari.

Me këtë fitore Prishtina ngjitet në vendin e dytë, kurse Malisheva mbetet e pesta./Shqip.com