Sport Shqiptar

Prishtina pret Vëllaznimin, të dyja synojnë fitoren e dytë në kampionat

Sigal Prishtina do të përballet me Vëllazinimin në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Me të dyja skuadrat që fituan xhiron e kaluar, do të synojnë të vazhdojnë formën e mirë.

Skuadra nga kryeqyteti pasi u mposht nga Drita u këndell me një fitore përball kampionit, Golden Eagle Ylli.

Derisa Vëllaznimi fillimisht u mposht nga Bashkimi, pastaj mposhti Rahovecin.

Prishtina është e treta në renditjen e Superligës, mbrapa vetëm Trepçës dhe Pejës, kurse Vëllaznimi renditet i pesti.

Të dyja skuadrat kanë nga tri pikë, por kryeqytetasit janë dy pozita më lartë pasi e kanë kosh-diferencën më të mirë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” me fillim nga ora 17:00./Shqip.com