Sport Shqiptar

Prishtina nuk licencohet për garat evropiane

Skuadra e Kryeqytetit, Prishtina, nuk ka arritur licencohet për gara evropiane për edicionin 2021/2022.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Prishtina ka akuzuar Federatën e Futbollit të Kosovës për mospranim të shtyrjes së afatit për licencim.

“FC Prishtina ka kërkuar nga FFK që të shtyhet afati për licencim në mënyrë që të plotësohen kërkesat ndaj futbollistëve, mirëpo FFK nuk ka pranuar dhe në këtë mënyrë, klubi nuk ka arritur që të licencohet për garat evropiane ani pse në këtë edicion nuk kemi arritur që për herë të parë të sigurojmë “biletë” për Evropë”, thuhet në njoftim.

Prishtina po përballet me disa probleme financiare.

Prishtina po përballet me probleme edhe në fushë ku ka zhgënjyer me paraqitje.

Ata gjenden në vendin e pestë me 45 pikë në 33 ndeshje të zhvilluara./Shqip.com