Prishtina në fund të tabelës, Drenica lidere e re në Superilgë

Vetëm një minutë e ndau Prishtinën nga fitorja e parë në Superligën e Kosovës në futboll në këtë sezonë.
“Plisat” shënuan të parët në minutën e 84, me anë të Besnik Krasniqit i cili realizoi nga pika e bardhë dhe u mendua se do të “shijonin” pikë të plota, por diçka e tillë nuk ndodhi, shkruan Shqip.com.
Kur po zhvillohej minuta e fundit e kohës shtesë, në “skenë” doli Albert Dabiqaj që me një goditje me kokë e dërgoi topin në rrjetë dhe barazoi rezultatin në 1-1, dhe kështu ndeshja përfundoi pa fitues.
Pas kësaj ndeshje, Gjilani mbetet në pozitën e gjashtë me gjashtë pikë, kurse Prishtina është e parafundit me vetëm dy pikë nga katër ndeshje.
Në ndeshjen tjetër, Drenica shënoi fitore minimale 0-1 në udhëtim ndaj Ulpianës me golin e shënuar në minutën e 93-të nga Kreshnik Uka.
Pas këtij takimi, Drenica është lidere e Superligës së Kosovës me dhjetë pikë, ndërsa Ulpiana mbetet në pozitën e fundit me vetëm një pikë./Shqip.com