Sport Shqiptar

Prishtina nderon kampionet olimpike: Krenarë me çikat tona

Pllakata në Prishtinë për xhudistët kosovar

Xhudistët kosovar do të kthehen me dy medalje të arta nga Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Shqip.com.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë dy xhudistet që i siguruan Kosovës dy medaljet e arta, të cilat bënë bujë në shumë mediume botërorë.

Derisa përfaqësim dinjitoz pati edhe Akil Gjakova i cili u mposhtë në garë për medaljen e bronztë, e më pak Majlinda Kelmendi e Loriana Kuka të cilat u eleminuan qysh në përballjen e parë.

Në Prishtinë veç kanë nisur përgatitjet për një pritje sa më të mirë të të dy kampioneve olimpike.

Në një video të siguruar nga Indeksonline, shihet një pllakatë reklamash në kryeqytet ku janë vendosur fotografitë e xhudisteve së bashku me mbishkrimin “Krenar më çikat tona”.

Kujtojmë se në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, kur Majlinda Kelmendi i kishte siguruar Kosovës medaljen e parë të artë në histori, nuk ishte bërë asnjë pritje për të nga institucionet e vendit./Shqip.com