Sport Shqiptar

Prishtina – mposhtet në shtëpi nga Ballkani

FC Ballkani

Shumë shi, vetëm një gol – kampioni vazhdon me formë të lartë.

FC Ballkani ka triumfuar në Prishtinë – me rezultat minimal 0-1.

Në një fushë të rënduar nga reshjet – golin e vetëm e shënoi Albion Rrahmani.

Pamje nga festa e golit

Qendërsulmuesi shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë dhe mysafirët të shkojnë të qetë në zhveshtore.

Deri – në fund të takimit – bardhekaltërit u orvatën me të gjitha forcat për ta barazuar rezultatin, ama nuk ia dolën dot.

Teksa, mysafirët me pak fat mund ta kishin mbyllur këtë ndeshje me epërsi edhe më të thellë.

Momente nga takimi – Credits: 90 minuta

Për – skuadrën nga Suhareka kjo ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje të zhvlluara dhe ngritet në vendin e dytë.

Teksa, Prishtina zbret në pozitën e katërt – pasi ka shtatë pikë.

Lider i Superligës mbetet SC Gjilani – me 13-të pikë – por ka zhvilluar pesë ndeshje./Shqip.com