Prishtina – lidere e re e Superligës

Prishtina ia ka shkaktuar Penzës humbjen e parë në këtë sezonë
Skuadra nga kreqyteti ka shënuar fitore ndaj skuadrës pejane me rezultat 57:70, shkruan Shqip.com.
Ani pse takimi në fillim ishte i barabartë, prishtinaset arritën që të bëjnë diferencën qysh në çerekun e dytë.
Epërsia më e lartë në këtë takim ishte 43-56.
Te skuadra fituese u dalluan Sarah Mgbeike me 28 pikë e 17 kërcime dhe Arbnore Përquku me 13 pikë, gjashtë kërcime dhe nëntë asistime.
Kurse, te Penza, paraqitje të mirë patën dalluan Rael Whitsitt me 16 pikë e 22 kërcime dhe Jeta Zeka me 13 pikë e shtatë kërcime
Me këtë fitore, Prishtina është skuadra e vetme në Superligë që nuk ka pësuar ende humbje dhe gjenden në vendin e parë në tabelë, me dhjetë pikë.
Kurse, Penza zbret në pozitën e dytë, me katër fitore dhe një humbje./Shqip.com
