Prishtina e ka një kapiten të ri

Ka përvojë dhe suksese të mëdha mbi supe.
Por, nga sot pesha e tij në fushën e gjelbër do të jetë edhe më e rëndë.
Gledi Mici do jetë kapiten i FC Prishtinës për sezonin e ri.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi – përmes një postimi në Facebook.
31 vjeçari tha se “të jesh kapiten i Prishtinës është përgjegjësi e madhe pasi që Prishtina është emër me shumë peshë. Do të mundohem që me punë dhe profesionalizëm ta justifikoj këtë detyrë”.

Teksa, shtoi se “tifozëve iu premtojmë që do të jemi ekip ndryshe në këtë vit. Të gjithë lojtarëve na takon ta japim energjinë e fundit në fushë dhe ta rikthejmë Prishtinën aty ku i takon”.
Mici – paraprakisht ka qenë pjesë e Shkëndijës, ndërsa ka djersitur edhe fanellen e Skëndërbeut, Kukësit, Flamurtarit, Kamzës dhe Apolonisë.
Vlera e tij në tregun e transferimeve – sipas “Transfermarkt” është 150 mijë euro. /Shqip.com