Prishtina – Drita: Biletat dalin në shitje nesër
Publikuar:
(27.09.2022 20:22:42)

Biletat për derbin Prishtina – Drita – do të dalin në shitje – nesër në orën 10-30 rreth stadiumit “Fadil Vokrri”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga kryqyteti – përmes një postimi në Facebook.
Në sektorin e Lindjes – dhe Veriut – biletat kushtojnë nga dy euro, në Perëndim – tre euro, teksa Jugu do të jetë falas – për tifozërinë “plisat”.
Takimi fillon nga ora 19:00 dhe do të luhet nën ndriçimin e reflektorëve.
Favorite në letër është skuadra nga Gjilani – sepse është lidere e Superligës – pasi ka grumbulluar 17-të pikë – nga shtatë ndeshje të zhvilluara.
Në anën tjetër – Prishtina gjendet në pozitën e katërt – me gjashtë pikë më pak./Shqip.com
