Sport Shqiptar

Prishtina dhe Trepça ’89 përballen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”

photo by: @Shpend Ahmeti

Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe të mërkurën (sot) me ndeshjen e mbetur të xhiros së nëntë, Prishtina – Trepça ’89.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë prej orës 18:00, shkruan Shqip.com.

Prishtina, që nuk luajti fundjavën e kaluar, ka seri prej tri fitoreve.

89-shi nuk ka fitore në pesë ndeshjet e fundit. Në xhiron e kaluar humbi thellë nga Malisheva, 4:0.

Prishtina renditet në pozitën e katërt me 21 pikë, kurse Trepça ’89 ka 11 pikë në vendin e parafundit.

Të dyja skuadrat kanë zhvilluar nga 12 ndeshje deri më tani.

/Shqip.com