Prishtina 01 e nis me fitore serinë finale
Publikuar:
(02.06.2023 22:56:23)

Skuadra e futsallit Prishtina 01 e ka fituar ndeshjen e parë të play-offit në Superligën e Futsallit të Kosovës.
Skuadra nga kryeqyteti mposhti në ndeshjen e parë finale skuadrën e Liqenit pas ekzekutimit të penalltive, me rezultat të përgjithshëm 11-10.
Koha e rregullt përfundoi me barazim 6-6, ndërsa as pas vazhdimeve dy herë nga pesë minuta nuk pati fitues, pasi rezultati ishte 7-7. Fituesi i ndeshjes së parë u vendos me penallti në të cilat kryeqytetasit ishin më të përqendruar.
Ndeshja u zhvillua në ‘’Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtine. Ndeshja e radhës do të luhet në Drenas dhe e treat eventuale prapë në kryeqytet.
/Shqip.com