Prishet gypi i ujit, disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë
Publikuar:
(12.11.2023 21:15:41)

Për shkak të prishjes së gypit në lagjen 038, lagjja 038, lagjja Nic, lagjja Qëndresa, Veterniku kah Rezonanca, lagjja Qershia dhe Çagllavica do mbesin pa ujë të pijshëm.
Kështu ka bërë të ditur Arjeta Mjeku zëdhënëse e Ujësjellësit Rajonal Prishtina.
“Ekipet e mirëmbajtjes janë në vendngjarje”, ka thënë Mjeku.
/Shqip.com