Kulturë Kino

PriFest shpalos edhe filmat e kategorisë së metrazhit të mesëm

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë “PriFest” ka shpallur edhe kategorinë konkurruese të filmave me gjatësi të mesme.

Sipas programit të PriFest, kategoria garuese e filmave të metrazhit të mesëm shfaq filmat nga 25 deri 60 minuta nga gjithë bota.

Filmat do të jenë premierë në Kosovë, ndërsa 4 do të jenë edhe premiera regjionale.

Lista e plotë garuese e programit garues të filmave të metrazhit të mesëm përfshijnë: “The Miniaturist of Junagadh”, “Mergen” premierë kosovare 27 min.

Lista po ashtu përfshinë edhe ‘Cow Bells” nga Charles Habib-Drouot Belgjikë & Francë, premierë regjionale, 45 min, si dhe “The wind and the wimpering” nga Laurence McManus – Britani e Madhe – Premierë regjionale 34 min.

“Seabreaker” nga Eloy Domínguez Serén -Spanjë – Premierë regjionale, 26 min, “Richter” nga Koloreto Cukali – Shqipëri, premierë regjionale, 45 min.

Edicioni i 14-të i PriFest mbahet nga 20-25 shtator dhe i dedikohet drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha.

“Për atë’, është edhe slogani i ri i PriFest që i dedikohet Berishës.