Prezantohet llamba super efiçiente

Kompania Philips do të prezantoj një model të ri të llambave LED, përmes të cilave po synohet të ulet edhe më shumë shpenzimi i energjisë elektrike.
Këto llamba ultra efiçiente do të përdorin 40 për qind më pak energji sesa opsionet e zakonshme të dritave LED.
Philips ka thënë se llambat e reja LED do të reduktojnë koston vjetore të energjisë në mes 55 cent dhe 1,03 dollarë për llambë.
Dritat e reja mund të jenë gjithashtu të dobishme nëse po përpiqeni të minimizoni mbeturinat.
Signify vlerëson se linja e quajtur ‘Ultra Efficient’, ka një jetëgjatësi mesatare prej 50 vjetësh ose tri herë më shumë se përdorimi i llambave LED standarde të Philips.
Çmimi fillon nga 10 dollarë për një llambë, varësisht prej modelit që zgjidhet dhe fuqisë së dritës që do ta prodhoj ajo.
/Shqip.com