Kulturë

Presidentja Osmani pret në kabinet këngëtaren Elvana Gjata

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në kabinetin e saj, këngëtaren e njohur shqiptare, Elvana Gjata, njofton Shqip.com

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një statusi në Facebook, derisa ka shpërndarë edhe fotografi nga momenti i takimit me presidenten Osmani.

Siç shihet në pamje, Elvana Gjata i ka dorëzuar presidentes Osmani, albumin e saj ‘’Çelu’’, të realizuar së fundmi.

“E lumtur për pritjen dhe bisedën e ëmbël për muzikën e artin, të ardhmen dhe shpresën për ditë më të bukura për të gjithë shqiptarët”, shkruan ajo. /Shqip.com