Lajme

Presidentja nesër ua dorëzon flamurin shtetëror ekipit që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën do t’ia dorëzojë flamurin shtetëror Ekipit Olimpik të Kosovës.

Sportistët kosovarë do ta përfaqësojnë shtetin në Lojërat Olimpike

Dorëzimi i flamurit do të bëhet mbrëmjen e nesme, sipas agjendës së presidentes.

Kujtojmë se ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ia ka dorëzuar flamurin sportistëve serbë, ku iu tha atyre “të përballen me sportistët e Kosovës”.

Një gjë e tillë në opinion është parë si “dorëzim i Vuçiqit para sportit të Kosovës”. /Shqip.com