Lajme

Presidentja nesër takohet me senatorët Shaheen dhe Welch

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim senatoren Jeanne Shaheen dhe senatorin Peter Welch.

Siç njofton presidenca, takimi do të zhvillohet nesër në orën 09:15 në Kabinetin e Presidentes.

“Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq në fund takimit do të ketë deklarim për media”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com