Presidentit Emmanuel Macron i doli parashikimi për ndeshjen Francë – Poloni
Publikuar:
(04.12.2022 19:15:46)

Franca ka shënuar fitore ndaj Polonisë me rezultat 3-1 duke u kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror.
Golat për “gjelat” i shënuan Olivier Giroud, i cili edhe u bë golashënuesi më i mirë në histori të Francës. Dy gola të tjerë i shënoi Kylian Mbappe.
Për Poloninë realizoi Robert Lewandwoski, në fund të ndeshjes nga penalltia.
Por, këtë rezultat e kishte parashikuar presidenti Emmanuel Macron, i cili kishte thënë se ndeshja do të përfundojë me rezultat 3-1, teksa golat do të shënohen nga Lewandowksi, Mbappe dhe Giroud.
“Lewandowski do të shënojë një, ashtu si Mbappe apo ndoshta Giroud, i cili dëshiron të bëjë histori”, kishte deklaruar Macron, gjatë ditës.
/Shqip.com