Lajme Botë

Presidenti palestinez: S’do e lejojmë Izraelin të largojë popullsinë nga Gaza

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas (Abu Mazen) tha se plani i Izraelit për të zhvendosur palestinezët nga atdheu i tyre “nuk do të zbatohet dhe ne do ta përballojmë atë me çdo mjet”. Kështu shkruan agjencia Wafa.

Abu Mazen shprehu vlerësimin e tij për qëndrimet e vendeve arabe që kanë refuzuar shpërnguljen, duke nënvizuar se “populli ynë nuk do të gjunjëzohet, nuk do të dorëzohet dhe do të triumfojë”.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi tha se vendi i tij do të konsideronte çdo përpjekje të Izraelit për të “përzënë palestinezët nga Bregu Perëndimor” si “një shpallje lufte”, një zhvendosje e detyruar gjithashtu e refuzuar nga Egjipti, fqinji i tij, Rripi i Gazës.

“Për ne në Jordani, çdo përpjekje për të dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor, do ta shohim si një deklaratë lufte”, tha kreu i diplomacisë jordaneze sot në një seancë para Këshillit të Deputetëve të mbretërisë arabe.

Edhe Libani kundërshton planin e Tel Avivit për të zhvendosur popullsinë e Gazës. Nga territori libanez Izraeli vijon të sulmohet me raketa. Nga ky sulm mësohet se ka mbetur i plagosur një person.

/Shqip.com