Presidenti i Ukrainës ofron armë për qytetarët në luftën kundër Rusisë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë që do i sigurojë armë çdokujt që dëshiron të ketë, sipas një medias shtetërore.
Mund t’i kujtoni imazhet e civilëve ukrainas që i nënshtroheshin trajnimit bazë ushtarak në javët e fundit ndërsa tensionet u rritën me Rusinë, raporton BBC, përcjell SHQIP.com.
Ndërkohë Ukraina po ashtu i ka shkëputur lidhjet diplomatike me Rusinë.
Presidenti ka thënë në një konferencë se kanë shkëputur lidhjet pas pushtimit të territorit ukrainas.
Ushtria ruse pas një adresimi të presidentit rus mëngjesin e së enjtes ka bombarduar disa baza ushtarake afër qyteteve të mëdha përfshirë Kievin.
Putin e ka quajtur operacion ushtarak për mbrojtjen e banorëve rusë që jetojnë në këtë shtet e po rrezikohen nga gjenocidi që ishte planifikuar nga regjimi politik i Kievit./SHQIP.com