Lajme

Presidenti i Sllovenisë vjen për vizitë sot në Kosovë

Presidenti i Sllovenisë, Barut Pahor dhe ajo e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidenti i Sllovenisë, Barut Pahor pritet që të vijë sot në Kosovë.

Pahor gjatë vizitës në Prishtinë do të pritet në takim nga presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

Takimi pritet të mbahet në orën 15:00.

Vizita e Pahorit në vendin tonë vjen pas asaj në Serbi dhe në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Brdo-Brijunit, që do të mbahet në Brdo pranë Kranjës./SHQIP.com