Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq nesër vjen në Kosovë me ftesë të Osmanit
Publikuar:
(17.05.2022 14:55:08)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar për takim homologun e saj nga Mali i Zi, Milo Gjukanoviq.
Siç njofton Zyra e Presidencës, Gjukanoviq do të pritet më 18 maj me nderime të larta shtetërore.
“Në orën 10:00, Presidentja Osmani do ta presë Presidentin Đukanović me nderimet më të larta shtetërore. Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë”, bëhet e ditur në komunikatë.

Pas pritjes, Osmani bashkë me Gjukanoviqin dhe do të dalin në konferencë për media./Shqip.com