Presidenti Begaj uron deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë
Publikuar:
(18.12.2023 17:45:20)

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Shaip Kamberin për rizgjedhjen deputet në Parlamentin e Serbisë.
“Urime Shaip Kamberi për rizgjedhjen në Parlamentin e ri të Serbisë. Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime. Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë!”, ka shkruar Begaj.
/Shqip.com