Presidenca tregon arsyen e shtyrjes së delegacionit amerikan në Kosovë
Publikuar:
(30.07.2023 12:37:09)

Është shtyrë vizita e një delegacioni amerikan në krye me nënsekretarin e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, Derek Chollet, në Kosovë.
Këtë për media e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.
Ai tha se shtyrja është bërë për gjithë turin ballkanik për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit.
“Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik (pra Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi) për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit”, ka thënë Kupina.
/Shqip.com