“Premtoi, nuk e bëri, dështoi”

Loja e Jose Moruinho-s “është e skaduar”, “ai nuk po sjellë rezultate pozitive”, ishin zërat që dëgjoheshin në kohën kur portugezi e kishte timonin e “Djajve të Kuq”.
Dy golat e Xherdan Shaqirit në derbin ndaj Liverpoolit e dërguan Mourinho-n në shtëpi, ndërsa në vend të tij, erdhi Ole Gunnar Solskjaer, shkruan Shqip.com.
Norvegjezi nuk ishte emër i ri në “Teatrin e Ëndrrave”, pasi kishte luajtur aty në periudhën 1996-2007.
Periudhë në të cilën, kjo skuadër ishte ankth për kundërshtarët në ishull.

Solakjaer pati një mison tejet të vështirë para vetes: Ta rikthejë klubin në binarë.
Sezona e kaluar, solli disa shkëndija se ky ekip po rikthehej në rrugën e vjetër të suksesit, por diçka e tillë nuk ndodhi.
Madje, në merkaton e verës, drejtuesit e United e nxorrën kuletën dhe nuk kursyen aspak, duke bërë tri “goditje” të mëdha.
Jadon Sancho, i konsideruar si një nga talentët më të mëdhenjë në botë, zbarkoi në “Old Trafford”.
Pas tij erdhi edhe Raphael Varane, që në Madrid kishte fituar çdo trofe të mundshëm në futboll, ndërsa me Francën është Kampion i Botës.
Kurse, “qershia mbi tortë” ishte rikthimi i Cristiano Ronaldo-s, por as kjo nuk mjaftoi që Unitedi të rikthehet në nivelet më të larta.

Kur kanë kaluar 12-të gjiro në Premierligë, “Djajtë e Kuq” gjenden në pozitën e shtatë dhe plot 12 pikë larg nga Chelsea që është lidere.
Shkarkimi i Solskjaer nga detyra e trajnerit po diskutohej tash e një kohë të gjatë, por golat e Ronaldos në disa ndeshja vendimtare e ndryshuan skenarin disa herë.
Të shtunën “u mbush kupa”.
Claudio Ranieri, i dha një leksion taktik Ole-s, duke e mposhtut 4-1 me Watfordin, takim i cili doli të jetë i fundit për norvegjezin.
Përmes një njoftimi zyrtar, United raportuar se kanë ndarë rrugët me Solskjaer, teksa në ndeshjet e radhës skuadra do udhëhiqet nga Michael Carrick.

Në përgjithësi, trajneri norvegjez, e drejtoi Unitedin në 168 ndeshje, nga të cilat arkëtoi 92 fitore, 37 barazime dhe 40 humbje.
Gjatë kësaj peridhudhe tre vjeçare, ata nuk fituan asnjë trofe, ndërsa vitin e kaluar ishin finalistë të Europaligës./Shqip.com