Premierliga po i buzëqesh Coutinhos
Publikuar:
(10.05.2022 16:41:38)

Në “Camp Nou” nuk i eci.
Fatin e provoi në huazim te Aston Villa, ku është rilindur si futbollist.
Teksa, Fabrizio Romano – ka raportuar se Villa ka arritur marrëveshje dhe ka siguruar shërbimet e tij.
Por, Coutinho tashmë është edhe në radarin e Newcastle United.
Goal.com shkruan se Newcastle është e gatshme të paguaj deri në 40 milionë euro për shërbimet e mesfushorit brazilian.
Mbetet të shihet se cila do jetë përgjigjja e “magjistarit të vogël”.

Coutinho ka zhvilluar 15-të ndeshje në këtë sezon të Premierligës, teksa është autor i katër golave dhe tri asistimeve.
Ai ka kontratë valide me Barcelonën deri në fund të vitit 2022, por e ardhmja e tij është larg nga Katalunia. /Shqip.com