Premiera e operës “La Traviata” jepet sonte në Prishtinë
Publikuar:
(15.12.2022 16:29:42)

Sonte do të jepet premiera e shumëpritur e operës “La Traviata”.
Njëra nga veprat më të njohura të Giuseppe Verdit, do të shfaqet në në sallën e sporteve “1 tetori” në Prishtinë.
Koncerti do të fillojë nga ora 19:00.

Pjesëmarrës do të jenë produksioni i parë i “LA TRAVIATA” nga Opera e Kosovës në bashkëpunim me Operën Shtetërore të Stara Zagorës (Bullgari), Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë (Shqipëri) dhe Filharmonisë së Kosovës.
Premiera shfaqet më 15 dhe 17 dhjetor.
/Shqip.com