Sport Ndërkombëtar

Premier Ligë: Fansi lidh veten në shtyllën e golit

Fansi i Everton gjatë protestës

Ndeshja e të enjtes midis Everton dhe Newcastle United ishte si gjithë të tjerat, deri në momentin që një nga fansat e lidhi veten në shtyllën e golit.

Personi u fut në fushë pak minuta pas pushimit mes pjesëve, duke bartur veshur një maicë me mesazh protestues.

Momenti kur ekipi i sigurimit ndërhynë për të parandaluar fansin

“Just stop oil” ishte shkruar në të, që në shqip do të thotë “Thjesht ndalni naftën”.

Kjo është një kampanjë e zhvilluar në internet dhe protestuesi kishte shkruar: ” Jemi në vitin 2022, është koha kur duhet të shikojmë lart, është koha që të përballemi dhe të mos rrijmë pa bërë asgjë. Koha është që të veprojmë si të ishte një emergjencë”, raporton ‘Goal.com‘.

Ndeshja e zhvilluar në “Goodison Park”, përfundoi në të mirë të vendasve me rezultat 1:0. /Shqip.com