Lajme

Prehet sërish asfalti në rrugën “Muharrem Fejza”, pak ditë pasi u shtrua

Gjatë ditës së martë punëtorët janë parë duke bërë përgatitjet që të prehet asfalti në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Edhe pse nuk ka shumë kohë që ky asfalt është shtruar.

Ende nuk dihet arsyeja pse janë bërë vijat për prerjen e rrugës.

Përgatitja e asfaltit për prerje

Shqip.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen punëtorët duke punuar.

Theksojmë se Komuna e Prishtinës më 28 maj ka bërë pastrimin e përgjithshëm të rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët lidhëse si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë.

Madje, kishin kërkuar nga banorët e lagjes që këtë ditë të mos i parkojnë automjetet në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për të mos penguar në realizimin e punimeve.

Lajmi në përditësim…