Sport Ndërkombëtar

Porto fiton ndaj Atletico Madridit dhe kualifikohet si lidere, Bayer Leverkusen vazhdon në Ligën e Evropës

Skuadra portugeze Porto e ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve për të kaluar tutje si lider, duke iu bashkuar Club Brugges që e kishte siguruar një vend në mesin e 16 më të mirave javë më parë.

Vendasit që luftonin për pozitën e parë në grup kaluan në avantazh që në start.

Zhvillohej minuta e 5-të, kur Evanilson asistoi te Mehdi Taremi i cili shënoi për 1-0.

Në minutën e 24-të erdhi edhe goli i dytë kur Stephen Eustaquio shënoi për 2-0 pas asistimit të Galenos.

Pjesa e mbetur e ndeshjes solli një gol nga Savic, por që nuk ndryshoi epilogun, dhe Porto me këtë fitore rrëmbeu pozitën e parë në grup.

Kjo pasi ndeshja mes Bayer Leverkusen dhe Club Brugge u mbyll pa gola. Gjermanët vazhdojnë në Ligën e Evropës, ndërsa Atletico Madridi eliminohet nga garat evropiane.

/Shqip.com