Ponte Prizreni ndahet me basketbollistin amerikan
Publikuar:
(22.02.2023 16:24:36)

Basketbollisti amerikan Leon Gilmore, i cili iu bashkua muajin e shkuar Ponte Prizrenit, më nuk është pjesë e ekipit nga Superliga e Kosovës.
Ponte Prizreni të mërkurën ka njoftuar se me marrëveshje te dyanshme ka shkëputur kontratën me lojtarin në fjalë.
“Zyrtarisht nga sot Leon Gilmore nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjet e mbetura. Menagjmenti i klubit dhe lojtari ndërpren kontratën me marrëveshje të dyanshme”, thuhet në njoftimin e Ponte Prizrenit, ku e falënderon amerikanin Gilmore për kontributin e tij.
/Shqip.com